Mundësia që Teuta Rugova ta votojë Haradinajn për kryeministër, mori gjithë vëmendjen. Ajo u deklarua me anë të postimeve në Facebook, por nuk e pamë të shfaqet publikisht në asnjë debat televizive ose intervistë.
Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi në emisionin “Komitet” ka treguar se ka biseduar privatisht me deputeten e zgjedhur për ta bindur t’i jap intervistë në emisionin Rubikon.
Autori i Rubikonit tregon se kishte folur me Teuta Rugovën në një takim privat, dhe se ajo nuk kishte pranuar të intervistohet, siç thotë ai, deri në shtator.
Ajo i kishte bërë të ditura Kelmendit qëndrimet e saj dhe të vëllezërve lidhur me gjendjen e tanishme politike.
Kelmendi ka komentuar edhe deklaratat e Rugovës në ditën e vizitës së Haradinajt në rezidencën e familjes së saj, kur ajo fillimisht la të kuptohej se do ta votojë të nominuarin e PAN’it, pastaj tha se u keqkuptua sepse do të votojë sic thotë LDK, transmeton Express.
Gazetari ka treguar se cilat janë opsionet që ka para vetës Teuta Rugova dhe cila do të jetë zgjedhja e saj, sipas tij.