Site icon Telegrafi

Adriatik Kelmendi shijon jetën e natës në Zone club pas lodhjes me Rubikonin (Foto)

Një nga prezantuesit më të fortë në skenën televizive kosovare, Adriatik Kelmendi, duket se gjenë momente edhe për t’u relaksuar.

Kelmendi, i cili drejton prej vitesh emisionin Rubikon me puntata të rregullta disa herë në javë, duket se lodhet.

Pos punës me Rubikonin, ai njihet për qëndrimet e tij të forta dhe të drejtpërdrejta për rrethanat e zhvillimet aktuale, teksa ushtron edhe profesionin e profesorit në një nga kolegjet private.

Adriatiku çlodhet në Zone club pas ngarkesës javore! Foto: InstaStory

Kelmendi këtë të premtë e shfrytëzoi për të kaluar natën në zonën VIP të Zone Club, eventi special i mbajtur në kuadër të hapjes së këtij klubi në qendër të qytetit.

Adriatiku nuk dihet nëse ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por nga postimi i tij në InstaStory shihet se ka qenë duke u kënaqur me jetën e natës. /Telegrafi/

Exit mobile version