Site icon Telegrafi

Adriatik Kelmendi: Rakoqeviqi është gjallë në Serbi, për Ukshin Hotin s’dihet gjë

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia nuk ka kredibilitet për të kërkuar lirimin e Oliver Ivanoviqit.

“Qeveria serbe paska kerkuar qe bashkesia nderkombetare te ndikoje te lirohet Oliver Ivanoviq, i denuar me 9 vjet burgim per krime ndaj shqiptareve.

Fort mire! Po angazhohen per “respektim te te drejtave te njeriut”!

Por, Beogradi s’ka asnje kredibilitet te kerkoje diçka te ketille.

P.sh.: Deshmitare te ndryshem kane deklaruar se ish-drejtori i burgut të Dubraves, Aleksandër Rakoçeviq, kishte marre vendim për lirimin e Ukshin Hotit, para se ai të zhdukej.

Sot e 17 vjet askush nuk e ka pyetur Rakoçeviqin se kujt iu dorezua ose çfare ndodhi me Hotin!

Rakoçeviqi eshte gjalle dhe jeton ne Serbi” (sic.), ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version