Moderatori i njohur Labinot Gashi shumë shpejt do të fillojë transmetimin e sezonit të ri të emisionit “1 kafe me Labin”, kësaj radhe në televizionin KTV.
E mesa duket ende pa filluar transmetimi i emisionit, kanë filluar “gërricjet” e para me kolegët e KTV-së.
Prezantuesi i emisionit “Rubikon” Adriatik Kelmendi ka ftuar së fundmi në emisionin e tij moderatorin Labi,gjersat më pas i ka kërkuar t’ia “kthejë” sërish emisionin e tij.
Kështu të paktën transmeton fotografia e publikuar nga Adriatiki në Facebook, e cila e shfaq Labin në emisionin e tij,ku në mbishkrimin e saj shkruan: “Labi kthema ‘Rubikonin’ menjëherë”.
Sigurisht që e gjithë kjo ka qenë vetëm një shaka, pasi të dy prezantuesit kanë emisione me tematika të ndryshme. /Telegrafi/