Site icon Telegrafi

Adrianopoli, qytetërimi i lashtë që kërkon vëmendje

Vetëm 500 metra nga aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë ndodhen rrënojat e një prej qytetërimeve më të lashta në luginën e Drinos, Adrianopoli, pjesë e parkut arkeologjik të Antigonesë.

Një tjetër resurs i pashfrytëzuar i guidës turistike të Gjirokastrës kërkon një vëmendje dhe administrim më të denjë për atë që përfaqëson, shkruan A2 CNN.

Për drejtorin e këtij parku arkeologjik, situata në të cilën ndodhet nuk mohohet, por shpresa është që duke filluar nga ky vit të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për të pritur në mënyrë më dinjitoze vizitorët e shumtë, të cilët, pavarësisht kushteve, janë me mijëra dhe shprehin interes për ta vizituar.

Përveç ndërhyrjeve në park, edhe rruga që të çon drejt rrënojave të këtij civilizimi të hershëm kërkon investime dhe, natyrisht, tabelat orientuese dhe informuese.

Exit mobile version