Telegrafi

Adriano vonohet në stërvitje

Sportmediaset njofton se sulmuesi ishte ndalur në Brazil për probleme me pasaportën e djalit të tij, por kur kjo është zgjidhur, ai humbi dhe fluturimin tjetër për në Romë, për arsye të cilat ende nuk dihen. Ai është pritur të fillojë stërvitjet të hënën (sot) në ora 10:00, por ai nuk ka arritur me kohë dhe pritet të arrijë në Romë gjatë ditës.

‘Perandori’ do të ketë nga dy stërvitje në ditë deri në fillim të sezonit të ri: një me lidhje normale futbollistike, ndërsa një tjetër që fokusohet në përmirësimin e formës fizike. /Telegrafi/