Telegrafi

Adriano vazhdon me skandale, kapet duke vozitur pa leje dhe refuzon të bëjë testin e alkoolit

Ish-lojtari i Interit, Adriano, pati probleme me policinë këtë javë teksa ishte duke vozitur në qytetin e Rio de Zhaneiros në Brazilin e tij të lindjes.

Ish-sulmuesi i njohur brazilian po ngiste pa patentë-shofer dhe gjithashtu refuzoi të bënte një test të alkoolit kur u ndalua nga policët.

Për fat të tij, policët nuk e morën automjetin e tij dhe ai u lejua të priste derisa dikush të vinte për të marrë makinën e tij, por tani po përballet me një gjobë të madhe.

Lexo po ashtu ‘Perandori’ vazhdon me jetën e tij të shthurur – dalin pamjet e Adrianos ku nuk mund të qëndrojë në këmbë nga dehja

Kjo është përplasja e fundit që ai ka pasur me ligjin, pasi u kap i dehur në një festë të paligjshme gjatë pandemisë, kur gjithçka ishte e ndaluar.

Karriera e Adrianos përfundoi në mënyrë efektive kur babai i tij vdiq, me brazilianin që u prek thellë nga kjo dhe e pranoi veten se iu drejtua alkoolit për të lehtësuar dhimbjen.

“Vetëm unë e di sa shumë kam vuajtur. Vdekja e babait më la një boshllëk të madh, u ndjeva shumë i vetmuar dhe u mbylla kur ai vdiq”, kishte thënë fillimisht Adriano për revistën braziliane R7.

Lexo po ashtu Adriano rrëfen depresionin pas vdekjes së babait, kërkon t’i kthehet përsëri fushave të blerta

“Ishte më e keqja. Unë isha aq i vetmuar, i trishtuar dhe i dëshpëruar në Itali dhe atëherë fillova të pija”.

“Ndihesha e lumtur vetëm kur pija, që ishte çdo natë. Nuk do të ndaloja së piri dhe më duhej të largohesha nga Interi”, përfundonte braziliani. /Telegrafi/