Telegrafi

Adriano shqyrton rikthimin në Evropë

“Adriano është shumë i zhgënjyer nga dështimi për t’u ftuar në kombëtare. Tani duhet të mendojmë për të ardhmen. Gjatë ditëve të ardhshme do të vlerësojmë një propozim të Flamengos për ta mbajtur atë, por të shohim”.

“Kontakti i fundit me Romën ishte në janar. Në javët e ardhshme ne do të dimë më mirë nëse e ardhmja e tij është në Evropë ose në Brazil”, deklaroi Gilmar Rinaldi për CalcioMercato. /Telegrafi/