Telegrafi

Adriano: Roma, sfiduese për Scudetto

“Mund të luftojmë për Scudetto? Shpresoj se po. Roma ka skuadër të mirë me shumë kampionë në ekip, Francesco Totti dhe Daniele De Rossi për shembull”.

“Jam i bindur se unë mund të jap kontribut të madh, duke punuar shumë. Unë erdha këtu për arsye se më pëlqen mënyra se si luan ekipi. Loja e Romës është spektakolare dhe e kënaqshme për tifozët. Plus, unë dua që të lë imazh më të mirë në Itali, në krahasim me atë që e lashë kur luajta për Interin”, tha Adriano për La Roma. /Telegrafi/