Telegrafi

Adriano qetëson tifozët, tregon se ku ishin lojtarët në momentin e shpërthimit jashtë stadiumit të Besiktasit

Për shpërthimin që ndodhi jashtë stadiumit Vodafone Arena pas fitores së Besiktasit me rezultat 2-1 ndaj Bursaspor ka reaguar edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Adriano Correira.

Brazili i cili këtë verë kaloi te Besiktasi nga klubi katalunas ka qetësuar të gjithë tifozët duke thënë se të gjithë lojtarët janë mirë.

Lexo po ashtu Quaresma i trishtuar me sulmin jashtë stadiumit të Besiktasit (Foto)

“Jemi të gjithë mirë. Kur dy shpërthimet ndodhën tashmë në ishim në shtëpi”, ka thënë Adriano për Mundo Deportivo.

Adriano luajti këtë takim nga minuta e parë dhe u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit në Stamboll ndodhi teksa gazetarët e Besiktasit ishin në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)