Telegrafi

Adriano: Interi mund të fitojë tre tituj

Interi është në luftë me Romën për të fituar Skudeton, ndërsa po ashtu do të përballet me të njëjtin ekip edhe në finalen e Kupës së Italisë. Nerazurët kanë shanse të mira të kualifikohen edhe në finalen e Ligës së Kampionëve pasi me 3-1 e mposhtën Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Giuseppe Meazza.

“Dua që ish-lojtarët e mi të kualifikohen në finale dhe pastaj ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin dhe për presidentin Moratti”.

“Duket se Inter këtë sezon është fokusuar në Ligën e Kampionëve, por mendoj se ata kanë shanse për ta fituar Skudeton edhe krahas asaj që Roma ka sezon fantastik dhe është në krye. Kampionati do të mbetet i pavendosur deri në fund”, ka thënë Adriano.

Braziliani po ashtu ka thënë se një ditë mund të rikthehet në Itali. /Telegrafi/