Telegrafi

Adriano: Dua të rikthehem në Itali

30 vjeçari ka dështuar që të rikthejë formën më të mirë viteve të fundit dhe ka vuajtur nga alkooli, ndërsa tani e mendon rikthimin e tij në Itali, ku e kishte majen në fillimet e karrierës së tij.

“Mendoj për një rikthim në Itali. Momentet më të mira në jetë i kam atje. Unë kam kujtime të mrekullueshme nga Italia. Shpesh flas me ish-bashkëlojtarët te Interi dhe po ashtu jam dëgjuar me trajnerët e mi”.

“Unë kam nostalgji për ushqimin, njerëzit dhe tifozët. Unë kurrë nuk do ta harroj Interin, kurrë nuk do ta harroj atë kohë. E dua Interin, e shikoj çdo ndeshje në televizor”, ka deklaruar Perandori për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/