Telegrafi

Adriano: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

“Nëse unë shkoj te Roma, dua të bëhem pjesë e historisë. E kam dëgjuar Francesco Tottin të ketë thënë se ai po më pret dhe unë mezi pres të ateroj në Romë. Liga e Kampionëve është një garë që është mjaft me rëndësi për mua, është niveli më i lartë dhe këtë herë dua ta fitoj atë”.

“Po, ndaj Interit duhet të jetë ndeshja ime e parë zyrtare, në superkupën e Italisë. Unë vërtet dua të luaj mirë, t’i tregoj Romës së jam futbollist i vërtetë, por nuk kam dëshirë t’u hakmerrem ish-bashkëlojtarëve apo presidentit Massimo Moratti”, deklaroi Adriano për Il Romanista. /Telegrafi/