Site icon Telegrafi

Adriano drejt Serie D të Brazilit?

Adriano duket se ndihet akoma futbollist dhe ende ka dëshirë që të lëshojë të majtën e fuqishme drejt portës.

Nga 28 maji i 2016-së, ish-sulmuesi i Interit ka mbetur pa ekip pas eksperiencës zhgënjyese të kaluar te Miami United.

Në fakt, klubi i Serisë D braziliane, Boavista i ka hapur dyert ish-reprezentuesit të Brazilit duke thënë se “Mund të stërvitet afër shtëpisë, nëse ka dëshirë të kthehet, ne e presim”.

Pavarësisht moshës 34-vjeçare dhe mbipeshës të gjithë duam të shohim përsëri disa momente spektakli nga një prej talenteve më të paplotësuar të historisë së futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version