Telegrafi

Adriano: Do të shkoj te Roma

Sulmuesi brazilian, kontrata e të cilit me Flamengon skadon më 30 maj, vazhdimisht është lidhur me një rikthim në Serie A pas një sezoni të suksesshëm me klubin brazilian.

Drejtuesit e Flamengos do të mundohen të bindin ish-yllin e Interit të qëndrojë, por vështirë që kjo të ndodhë duke marrë parasysh dëshpërimin e ‘perandorit’ për mos përfshirjen në kombëtaren braziliane. /Telegrafi/