Adrian Gaxha ka befasuar me look-un e tij kur u shfaq i veshur elegant në koncertin e vëllaut të tij , Dritonit, në Shkup.
Këngëtari njohur kishte zgjedhur një sako me katrorë dhe një mindil në gjep ashtu siç nuk e kemi parë kurr më parë, transmeton Telegrafi.
E ndryshimi duket t’i ketë pëlqyer shumë artistit pasi me të njëjtën veshje u paraqit edhe në emisionin “Expresë rozë”.
Por, nuk u mjaftua me kaq pasi në një video të publikuar së fundmi nga një fanse e tyre në Gjermani, Adriani kishte të veshur po atë sako në koncertin e fundit të tyre të mbajtur në Hannover.
Po ta kujtojmë Adrianin e disa viteve më parë vërejmë se ai ka ndryshuar shumë sa i përket stilit dhe mbase ka ardhur koha edhe për një ndryshim të ri./Telegrafi/.