Kuvendi i Kosovës ka vazhduar edhe sot (e enjte) punimet.
Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes është votuar pro shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Teksa shumë prej deputetëve po marrin pjesë në seancë dhe po tregohen aktivë me marrjen e fjalës, replika dhe kundër-replika – një tjetër deputete po qëndron në heshtje.
E ajo është aktorja Adriana Matoishi, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mesa duket nga lodhja e tepërt, në një moment është parë duke dremitur në gjumë gjatë seancës.
Një fotografi e siguruar nga IndeksOnline tregon momentin kur kolegët nga Vetëvendosja janë zgjuar dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin, ndërkohë që Adrianën e ka zënë gjumi.
Deputetja dhe aktorja Matoshi bën një jetë mjaft aktive si aktore e angazhuar në projekte të shumta kinematografike, njashtu si sipërmarrëse e një lokali në Prishtinë dhe në jetën personale si nënë e katër fëmijëve – me çka edhe lodhja e tepërt duket normale të reflektohet herë pas here te një person i tillë.
Kjo është legjislatura e parë kur Adriana u zgjodh si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit që u mbajtën këtë vit, në të cilat ajo garoi ne numrin 60. /Telegrafi/