Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi vjen tejet tërheqëse me ngjyrat e vjeshtës në fotosesionin e fundit

Këtë të diel, filloi sezoni i ri i serialit komik “O Sa Mirë”.

Pjesë e këtij seriali janë emra të shumtë, me të cilët tashmë publiku ka krijuar një lidhje emocionale përmes ekranit.

Adriana Matoshi është një prej aktoreve më të dashura për publikun, e cila me interpretimin e vajzës së quajtur ‘Sasa’, i ka dhënë një shije tjetër serialit.

Foto: Arbër Elezi

Adriana është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Foto: Arbër Elezi

Aktorja nga Gjilani ka pozuar në ngjyrat e vjeshtës, ndërsa ka bërë për vete fansat me pamjen e saj tërheqëse prej biondeje.

Fotografitë në fjalë janë realizuar nga fotografi Arbër Elezi, dhe janë pëlqyer në masë të madhe nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Foto: Arbër Elezi

 

Foto: Arbër Elezi

 

Foto: Arbër Elezi

 

Foto: Arbër Elezi

 

Foto: Arbër Elezi
Exit mobile version