Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Krahas punës si politikane e artiste, ajo tashmë prej vitesh zotëron një biznes të cilin e kishte pezulluar për një kohë për shkak të masave.
Derisa ka bërë njoftimin për rikthim në lokal, ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.
Nëna e katër fëmijëve shton se duhet të vaksinohemi në mënyrë që t’i ruajmë edhe njerëzit përreth nesh.
“Vaksina është e vetmja zgjidhje që ta kemi shëndetin dhe që të mos rrimë me gajle. Vaksinohuni ruajeni veten, familjen dhe shoqërinë. Të gjithëve na ka marrë malli për një jetë normale”, ka shkruar ajo.
Adriana tashmë është vaksinuar plotësisht dhe në një postim të dikurshëm theksoi se i beson mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve.
Ditën e djeshme (e diel) kanë hyrë në fuqi sërish disa masa të reja që do të zgjasin deri më 26 shtator. /Telegrafi/