Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi me urim të përzemërt për vajzën e saj, Kaonën: Jemi rritur bashkë, të kam trajtuar më shumë si shoqe e motër se sa si bijë

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se kjo e enjte është një ditë vërtet speciale për të.

Kjo pasi sot (e enjte) feston ditëlindjen vajza e saj e madhe, njëherësh këngëtarja e re e tregut, Kaona Sylejmani.

Me këtë rast, Matoshi u kujdes që t’i bëjë një dedikim të veçantë vajzës së saj, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Në mbishkrimin e imazhit, aktorja ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për gëzimin e parë të jetës, në ditëliindjen e saj të 21-të.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“E lumtun dhe shumë krenare jom me ty Kaonë! Jemi rritë bashkë e sfidat e jetës i kemi përjetu bashkë! Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe e motër se si bijë. N’dhimtë e mija ma të mdhaja je kon ti ajo që ke ditë me m’shty e me mi çelë sytë e me m’bo ma t’fortë me i përballu dallgët që jeta mi ka qitë përpara! Sot edhe pak orë tash e 21 vjet i kom pasë dhimbjet ma të mdhaja e ma të omla n’jetë. Sot e 21 vjet m’ke bo gruan ma t’lumtun n’botë. E gëzofsh ditëlindjen drita jem e omël e çdo hap i jetës tane koftë bekim e harmoni! Hap që qet ti u boftë kopsht me lule o dritë e t’paça përgjithmonë të lumtun”, ka shkruar Adriana.

Matoshi që gjegjësisht është e njohur aktore, nga ky vit ushtron edhe profesionin e deputetes në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version