Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi me të dashurin në pushime: Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm, i uroj çdo femre një burrë si ai

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me të dashurin e saj, Keith Groeneveld, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, për të kaluar së bashku disa ditë joproduktive larg aktiviteteve të përditshme.

Mbrëmjen e së martës, aktorja dhe deputetja Matoshi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në krahët e të dashurit të saj.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

E veshur me një kostum veror të bardhë dhe me flokët e lëshuara lirshëm, 41-vjeçarja dukej më në formë se asnjëherë tjetër.

Në mbishkrimin e imazheve të publikuara në Instagram, Adriana vendosi t’i bëjë një dedikim të përzemërt të dashurit të saj afrikano-belg, duke e falënderuar për trajtimin special që i bën asaj si gruan e ëndrrave të tij.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

“Çdo herë duke u habitur nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai. Me të vërtetë një bekim nga Zoti! PS: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”, kanë qenë fjalët e aktores dhe deputetes së njohur në mbishkrimin e fotografive.

Adrriana dhe Keith përndryshe kanë më shumë se një vit që janë bashkë dhe njohja mes tyre erdhi pasi Keith u shpërngul në Kosovë për një kohë, ku u angazhua si futbollist në një nga ekipet vendore të futbollit. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

 

Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Exit mobile version