Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës pas operimit nga tumori në tru

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, i është rikthyer Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes së kryer për largimin e tumorit në tru.

Ajo është parë në seancën e së premtes, ku është mirëpritur ngrohtë nga kolegët e saj të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kanë përshëndetur dhe uruar për tejkalimin me sukses të operacionit.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vet është e fuqishme, po pse edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Kështu që, në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, tha kryesuesi i seancës Glauk Konjufca, ndërsa kolegët nuk i kursyen duartrokitjet.

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E veshur me një fustan të zi dhe me një shami me fjongo të hirtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës është dukur mjaft bukur dhe atraktive gjatë seancës.

Adriana përndryshe iu nënshtrua operimit për largimin e tumorit në tru më datë 1 të këtij muaji.

Lexo po ashtu Derisa po rikuperohet nga operacioni, Adriana Matoshi falënderon të gjithë për thirrjet e mesazhet

Ajo njoftoi se pas nëntë vitesh kishte zbuluar se i ishte rikthyer tumori dhe se ishet gati t’i nënshtrohej kësaj ndërhyrjeje.

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në mbështetje të saj, një ditë para operimit në sheshin e Prishtinës u organizua një marsh me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë dhe disa fytyrave publike, në tentim për t’u senzibilizuar me aktoren e mirënjohur.

Adriana Matoshi është zgjedhur deputete e popullit në zjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, pasi kandidoi në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60. /Telegrafi/

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

 

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version