Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi rikthehet në formë pak javë pas operimit në tru

Foto: Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka pak javë që i është nënshtruar një operacioni në tru.

Kjo pasi i ishte rikthyer tumori pas nëntë vitesh, ndërsa duket se për pak kohë është rikthyer në formë të mirë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka shpërndarë disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet me plot stil në një kostum të zi.

Dukjen e ka kompletuar me një kapelë po ashtu të zezë e me një aksesor të veçantë rreth qafës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Ylli nga Gjilani u operua rreth një muaj më parë në Tiranë dhe tani ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo bëri me dije se për herë të parë u diagnostikua me tumor në kokë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Përkundër kësaj, e njëjta i është rikthyer punëve dhe angazhimeve në jetë të përditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version