Një ngjarje e tmerrshme u shënua në Gjilan të martën e datës 18 shkurt, ku një familjes pesë anëtarëshe u shua.
Dyshohet se një grua asgjësoi me armë zjarri familjarët e saj, e më pas privoi nga jeta edhe veten.
Lidhur me këtë ngjarje makabre ka pasur reagime të shumta dhe nuk kanë munguar edhe reagimet nga fytyrat publike.
Aktorja Adriana Matoshi, e cila është me prejardhje nga Gjilani dhe posedon madje edhe një lokal në këtë qytet, ka shkruar në rrjetin social Facebook se endja e lirë e kriminelëve në këtë qytet, bëhet me dijeninë e policisë.
“Lajm tronditës lajmi për vrasjet dhe vetëvrasjen në Gjilan.Veç…A e dini sa përdhunimi e sa dilleri i drogës ecë lirshëm e policia e dinë? Nuk po i përfshij krejt! Zoti i shkatërroftë njerëzit që po e shkatërrojnë rininë e pushteti i tanishëm i heqtë qafe kriminelët që marrin rrogë me mbrojt popullin”, ka shkruar aktorma Matoshi në Facebook.
Adriana përndryshe vazhdon të jetë pjesë permanente e serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/