Telegrafi

Adriana Matoshi publikon statistikat e Instagramit – rritje e ndjeshme e interesimit të ndjekësve pas deklarimit të lidhjes së saj

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka qenë pa dyshim ndër personazhet më të përfolur të këtyre ditëve.

Që kur të shtunën ajo deklaroi hapur lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, ajo është shndërruar në një prej figurave publike më të diskutuara të javës.

Si rrjedhojë, Matoshi ka pasur një rritje të konsiderueshme të interesimit të ndjekësve edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram.

Të enjten, aktorja publikoi në InstaStory një imazh të statistikave të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet rritja e ndjeshme e impresioneve.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Numri i impresioneve në llogarinë e saj ka kaluar shifrën prej 8.8 milionë, që përkthehet në aktivitetin e ndjekësve të saj, se sa herë mund të kenë parë ose shpërndarë një postim të sajin.

Aktorja Matoshi nënvizoi në formë zemre këtë shifër, duke falënderuar kështu ndjekësit e saj.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Kjo rritje kaq e madhe sigurisht që vjen edhe pas interesimit që njerëzit kanë shprehur, pasi ajo u shpall fituese e çmimit “Aktorja më e mirë” në festivalin ‘Mostra de Velencia’, në Spanjë.

Se ka një rritje të ndjeshme të interesimit për të në rrjetet sociale, kjo vërtetohet edhe nga grafikoni i kontrollorit të rrjetit social Instagram, ku shihet se përqindja e llogarisë së saj është në rritje në datat 31 tetor dhe 1 nëntor, që përkatësisht janë dita kur ajo u përfol me të madhe në media për jetën e saj private dhe triumfin në festivalin ‘Mostra de Velencia’. /Telegrafi/