Lidhja e Adriana Matoshit me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld, prej muajsh është komentuar mjaft shumë në faqet rozë.
Që nga zyrtarizimi i romancës së tyre vitin e kaluar, çifti kanë qenë në vëmendje të publikut e po ashtu edhe në rrjete sociale.
Megjithatë, të njëjtit po vazhdojnë t’i ngacmojnë ndjekësit me postime e dedikime të shumta ndaj njëri-tjetrit.
Një të tillë së fundmi e ka bërë aktorja nga Gjilani, e cila ka ndarë një moment të lumtur përkrah Keith.
“Energjia ime flet vetë”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.
Reagimet në hapësirën për komente gjithashtu nuk kanë munguar nga miqtë e fansat e 40 vjeçares.
Kjo ndryshe është romanca e dytë publike e Adrianës, pasi ka qenë e martuar më parë me biznesmenin Albert Sylejmani dhe kanë katër fëmijë së bashku. /Telegrafi/