Telegrafi

Adriana Matoshi ndan me ndjekësit fotografi nga fëmijëria

Ajo është njëra prej aktoreve shqiptare më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshin, e cila tani për një pjesë njihet edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës.

E njëjta ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz vetëm në Instagram, gjersa publikon imazhe e video të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja kësaj radhe ka hapur arkivat duke sjellë për ndjekësit disa fotografi nga fëmijëria.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi largohet nga seriali "Sha je be tu folën"

Siç shihet, ylli i filmit “Zana” nuk është se ka bërë ndonjë transformim të madh.

Foto: Screenshot/Instagram

Në njërën prej tyre, Matoshi zbulon se ka qenë vetëm 16 vjeçe.

Adriana momentalisht nuk është pjesë e ndonjë projekti, pas largimit nga “Sha je be tu folën”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram