Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtyre ditëve ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ajo duket se po kalon pak kohë jashtë angazhimeve të përditshme duke qenë se është mjaft e fokusuar edhe në politikë.
Ndërkohë që po argëtohet nën shoqërinë e disa miqve në shtetin amë, ajo ka ndarë edhe disa fotografi të reja në rrjete sociale.
Biondja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, ka publikuar disa imazhe në një veshje leopardi.
“Leopardi është zgjuar”, ka shkruar ajo.
Komplimentet nuk munguan nga ana e miqve dhe fansave të cilët janë të shumtë në numër.
Matoshi vetëm pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru pasi i ishte rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
Sidoqoftë, 41-vjeçarja momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/