Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme.
Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory pranë aktorit të mirënjohur shqiptar, Çun Lajçit.
Të njëjtit nuk dihet nëse janë bashkë në një projekt, apo ka qenë një takim i tyre.
Sidoqoftë, 44-vjeçarja duket se ka nisur punën për projektin e radhës pasi kohëve të fundit ka qenë më e distancuar.
E njëjta shquhet për karrierën e gjatë dhe të bujshme artistike me përplot role ikonike.
Pritet të shihet se çfarë do të sjellë në vazhdim apo çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.
Adriana nga ana tjetër po vazhdon angazhimet në politikë, si deputete e Vetëvendosjes. /Telegrafi/