Telegrafi

Adriana Matoshi me mesazh kundër racizmit, i drejtohet Anglisë

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, i është bashkuar kampanjës kundër racizmit, dukuri kjo e cila u bë më e theksuar kohëve të fundit në stadiumet ndërkombëtare.

Ajo në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi me një varëse në të cilën është i pikturuar flamuri i Britanisë së Madhe.

E njëjta ka bërë thirrje që të mos ketë racizëm as në ndeshjen Kosovë-Angli, ndeshje kjo që pritet të zhvillohet më 17 nëntor.

“Angli, Kosova është njohur nga bota në sajë të sportistëve dhe artistëve si Dua, Rita, Majlinda, Rashica, Zeneli, Berisha, Muriço, etj. Ne mezi ju presim në stadiumin që emrin e ka marrur dhe është krijuar me shumë vështirësi , Fadil Vokrri. Kosova e do Anglinë dhe ne ju falënderojmë për gjithçka. Kosova i thotë JO racizmit”, ka shkruar në postimin e saj aktorja Matoshi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Ndërkaq, në një tjetër postim të hedhur në InstaStory, biondja ka shkruar, “Ne jemi shumë gati ta presim Anglinë në lojën e së dielës”.

Adriana Matoshi me mesazh të fuqishëm kundër racizmit, i drejtohet Anglisë (Foto: Instagram)

Adriana vazhdon të jetë një nga aktoret më të pëlqyera shqiptare, shumë e angazhuar si në shfaqje teatrale e po ashtu edhe në filma të ndryshëm. /Telegrafi/