Telegrafi

Adriana Matoshi merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi sot (e premte) ka marrë pjesë në Komisionin për Arsim në takimi mes përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) dhe dy ministrive të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Financave.

E njohur për stilin e saj të veçantë të dukjes, as këtë herë Matoshi nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen.

Adriana u pa me një stil interesantë flokëve, ajo u shfaq me gërsheta të cilat i la në formë topuzi sipër kokës.

Foto: Telegrafi

Ndërkohë, aktorja nga Gjilani shihet e veshur me një bluzë të gjelbër të cilën e kombinoi me grimin me ngjyra të ndezura dhe vathë të gjatë.

Theksojmë që Matoshi edhe më parë është treguar e guximshme sa I përket veshjesh dhe paraqitjet e saj në seancat e Kuvendit te Kosovës komentohen vazhdimisht.

Ndryshe, Adriana krahas angazhimeve në si deputete, tashmë iu është rikthyer edhe atyre në aktrim.

Aktorja së fundmi ka nisur xhirimet si protagoniste e filmit më të ri të titulluar “Everybody Calls Redjo”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot
Foto: Adriana Matoshi/Instagram