Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë mjaft e komentuar për paraqitjet që bën.
Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, shpesh publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ka marrë vëmendje me një kostum të kuq e me stil flokësh të veçantë.
“Duke vallëzuar pa melodi, lumturia është kudo”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Ndërkohë, eagimet e komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet.
Adriana në anën tjetër u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Ajo theksoi se i është futur politikës për të ngritur zërin në çështjet që kanë të bëjnë me artin, duke qenë se shquhet si një nga aktoret më të suksesshme në vend. /Telegrafi/