Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi merr vëmendje me një imazh përkrah Keith: Nëse doni një grua të bukur në krah, bëjeni të ndihet mirë

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, vazhdon të shijojë lidhjen me futbollistin Keith Groeneveld.

Ky i fundit gjatë këtyre ditëve është kthyer nga Belgjika në Kosovë, ndërsa po qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vëmendje me një imazh të ndarë në Instagram përkrah partnerit të saj.

“Nëse doni një grua të bukur në krah, bëjeni të ndihet mirë, sepse gratë e lumtura janë gjithmonë të bukura”, ka shkruar ajo.

Të njëjtit janë fotografuar duke ecur bashkë, gjersa shfaqen edhe mjaft elegant e me stil.

Lexo po ashtu Një histori dashurie që theu çdo barrierë – Keith vjen nga Belgjika dhe befason Adriana Matoshin në mes të emisionit

Reagimet në pjesën e komenteve po ashtu kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit e dyshes.

Keith ditë më parë i ka bërë një befasi në një emision aktores, duke interpretuar edhe një këngë vetëm për të.

Çifti janë së bashku prej më shumë se një vit, ndërsa kjo është romanca e dytë publike e Matoshit. /Telegrafi/

Exit mobile version