Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ditën e sotme (e enjte) ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat ka vënë në pah ‘look-un’ nga paraqitja e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës si deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nëna e katër fëmijëve pozon me plot stil në ngjyrat neon, me një kostum të gjelbër të theksuar.
“Ngjyra e verdhë për ata që më urrejnë por kjo është neon. Jam duke shkëlqyer”, ka shkruar ajo.
Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
E njëjta në anën tjetër ka marrë fjalën në seancën e sotme ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës përkrahjen në industrinë e filmit.
“Viteve të fundit, vajza dhe djemtë e kinematografisë, aktorë dhe regjisorë nga Kosova kanë shënuar rritje të suksesit në arenën ndërkombëtare të filmit. Edhe pse me buxhet të vogël, falë talentëve të shumtë, kemi filma në të gjitha festivalet më të mëdha të botës si në: Sundance, Rotterdam e Kanes”, ka thënë Matoshi. /Telegrafi/