Telegrafi

Adriana Matoshi merr vëmendje në një paraqitje të fundit përkrah të bijës, duken me shumë stil

Adriana Matoshi me të bijën (Foto: Instagram)

Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, e cila njëherësh është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Biondja kësaj radhe ka marrë vëmendje me disa fotografi përkrah vajzës së saj së madhe, Kaonës, e cila tashmë për publikun është e njohur edhe si artiste.

Adriana Matoshi me të bijën (Foto: Instagram)

Nënë e bijë shfaqen me plot stil të veshur në të zeza, të cilat kanë bërë që të komentohen tejet shumë nga publiku.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka theksuar disa herë se ka një raport shumë të afërt me fëmijët, e posaçërisht me Kaonën.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi: Është momenti të tregojmë veten, votoni për ardhmërinë e familjeve tuaja

Madje, në disa prej intervistave deklaroi se kanë karakter të njëjtë dhe shumë tipare të ngjashme.


Matoshi përndryshe ndan fëmijët me ish-bashkëshortin, biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani.

Ajo tani po shijon një lidhje të re me futbollistin Keith Groeneveld. /Telegrafi/