Telegrafi

Adriana Matoshi merr mesazhe të shumta mbështetëse pasi njoftoi për sëmundjen

Foto: Screenshot/Instagram

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, bëri të ditur së fundmi se po përballet me një sëmundje të re.

Aktorja nga Gjilani bëri një postim në rrjete sociale, ku tha se do t’i lë të gjitha angazhimet anash, për të kryer një operim.

Nuk zbuloi më shumë detaje, por shpreson që të rikthehet së shpejti, duke iu kërkuar ndjekësve e miqve që të luten për të.

Ndërkohë që bëri një rrëfim të gjatë e prekës, Adriana mori përkrahje të madhe në Facebook.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi njofton se po përballet me një sëmundje të re: Do të bëjë një operim, lutuni që të kthehem mirë

Asaj i uruan shërim dhe i dedikuan fjalë zemre miqtë e saj, artistë e figura të politikës.

Foto: Screenshot/Facebook

Artistja i ishte nënshtruar një operimi në tru edhe para dy vitesh, pasi iu rikthye tumori në tru.

Për herë të parë, Adriana u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook

 

Foto: Screenshot/Facebook