Telegrafi

Adriana Matoshi merr krehrin si mikrofon dhe këndon në parukeri

Foto: Adriana matoshi/Instagram

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve bëjnë pjesë edhe videot satirike në TikTok.

Së fundmi, aktorja e shumë çmimeve ndërkombëtare publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej në parukerinë e saj.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Ajo mund të shihet me flokët e shthurura teksa së bashkë me dy floktarët e saj simulojnë një situatë këndimi.

Matoshi mund të shihet duke mbajtur krehrin në duar si mikrofon, ndërsa bën me gjeste sikur interpreton këngën e famshme të Billie Eilish dhe Khalid, “Lovely”.

Videoja në fjalë ka bërë për të qeshur shumë prej ndjekësve të saj, të cilët janë plot 130 mijë vetëm në platformën e Instagramit.

Deputetja e Vetëvendosjes krahas angazhimeve në Kuvendin e Kosovës, së fundmi i është rikthyer edhe aktrimit duke u bërë protagoniste e një filmi të ri të titulluar “Everybody Calls Redjo”, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/