Telegrafi

Adriana Matoshi luan rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo” – sjell pamje nga xhirimet

“Everybody Calls Redjo” është një nga filmat e rinj për të cilin tashmë kanë nisur xhirimet.

Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet që do të realizohen në Maqedoninë e Veriut.

Në projektin e ri, me producimin e Sasho Pavlovskit, në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj.

Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi: Unë nuk di të bëj politikë, di të ndihmoj njerëz dhe të dëgjoj ankesat e kërkesat e tyre

Artistja shqiptare tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi, duke i njoftuar fansat pak nga ajo që do të sjellin.

“Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë.

Pavarësisht gjithë kësaj, nuk është zbuluar akoma se kur apo në çfarë date publikohet filmi. /Telegrafi/