Drinor Gashi, 27-vjeçari nga Gjilani vuan nga shumë sëmundje duke përfshirë në zemër, dëmtim të veshkëve dhe mëlqi.
Atij iu është dashur trajtimi në Turqi dhe momentalisht është në gjenje të rëndë shëndetësore.
Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” ka kërkuar ndihmë financiare dhe ka bërë të ditur se nevojiten 100 mijë euro për kurimin e tij.
Ndihmë për shërimin e të riut gjilanas ka kërkuar edhe aktorja e deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo u ka bërë lutje të gjithëve që ta ndihmojnë Drinorin.
“Madhësia e shpirtit matet me buzëqeshjen që i japin njerëzve, me kurajon, me shpresën e dëshirën për të jetuar. Njeriu e tregon veten sa është njeri atëherë kur të tjerët kanë nevojë për të, e nuk i shpërfill dhimbjet e të tjerëve”, tha Matoshi.
“Sot Drinori po lufton me jetën e ka nevojë për gjithë secilin nga ne, sado qoftë ajo që i japim, qoftë një fjalë e mirë apo lutje. I lus të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Drinorin që t’ia dalin të jetoj”, vazhdoi më tej.
Adriana kujtojmë që rreth një muaj më parë iu nënshtrua një operimi në tru, pasi iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. /Telegrafi/