Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi, disa ditë më parë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në tru.
Gjatë kësaj periudhë, ajo ka qenë duke u trajtuar në Shqipëri, ndërsa tashmë është liruar nga spitali.
Ditën e mërkurë, deputetja Kuvendit të Kosovës ka reaguar për herë të parë me një postim në Facebook, ku veç falënderimeve për mbështetjen i kishte këshilluar të gjithë që ta gëzonin jetën gjatë gjithë kohës.
“Mos pritni veç ditëlindje, Bajram, Vit të Ri, Kërshëndella e Pashkë për t’u dashtë. Gëzojeni jetën edhe ditëve të rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gëzoni shëndetin. Rrini afër atyre që kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyet pse i duhen botës, pse duhen të luftojnë fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët më të fortë”, shkruante mes tjerash Adriana.
Ndërsa mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ka publikuar një InstaStory, ku sërish i falënderonte të gjithë për lutjet e tyre për të.
“Faleminderit për lutjet tuaja. Më keni bërë të fortë shumë më shumë. Zoti jua ruajt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja. /Telegrafi/