Adriana Matoshi vazhdon të jeta njëra ndër aktoret më të dashura për publikun.
E njëjta ka arritur suksese të mëdha në karrierë, teksa bën të ditur se do jetë pjesë e “Toronto International Film Festival”, në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë.
39-vjeçarja do të prezantohet me filmin “Zana”, projekt ky që përfshin një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
“Kolegët e mi po aderojnë në parti politike, unë kismet po ateroj në Toronto Film Festival, së shpejti filmi “Zana” premierë edhe në Prishtinë”, ka shkruar mes të tjerash biondja në postimin e saj të publikuar në Facebook, gjersa duket se po ironizon me disa prej kolegëve që aderuan në politikë.
Kjo ngase ditë më parë, bashkëpuntorët e “Sasës” në serialin “O sa mirë”, Jeton Zogjani dhe Arta Nitaj aderuan në parti të ndryshme politike.
Përveç tyre, në prag të zgjedhjeve kalimin në parti politike e bënë edhe disa personazhe të tjera publike. /Telegrafi/