Në tetor të vitit 2020, RTV Dukagjini nisi me programin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” nën drejtimin e Artan Telakut.
Në sezonin e parë në studion e këtij emisioni u dëgjuan rrëfime nga 32 të ftuar të cilat më pas u kthyen virale e u komentuan gjatë.
Formula e “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” pritet të jetë e njëjtë edhe në sezonin e dytë e cila rikthehet pas disa muajsh pauzë, për shkak të ndryshimit të skemës programore e cila i ishte dedikuar Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Nga skenografia e re, përmes promos së parë të emisionit është kuptuar se e ftuara që nis këtë rrugëtim është aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.
Matoshi këtë të diel do të flas për ngjarjet që lanë gjurmë në jetën e saj duke nisur nga familja, lidhja me Keith e paragjykimet e deri te kërcënimi me jetë që ka marrë.