Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi feston ditëlindjen e 41-të, i dashuri e uron përmes fotografive dhe një dedikimi special

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 41-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por për një nga urimet më të përzemërta është kujdesur i dashuri i saj, Keith Groeneveld.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

Ai ka publikuar disa fotografi të përbashkëta të çiftit në InsatStory, ku ndër të tjerash ka shfaqur disa prej momenteve më të lumtura të çiftit së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishte mbishkrimi që Keith kishte vënë pothuajse në çdo fotografi me të dashurën e tij aktore.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e fansave për aktoren nga Gjilani, e cila është e njohur për një karrierë të pasur me shumë role kinematografike. /Telegrafi/

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

 

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory
Exit mobile version