Telegrafi

Adriana Matoshi: Është momenti të tregojmë veten, votoni për ardhmërinë e familjeve tuaja

Aktorja e njohur shqiptare njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, u ka bërë thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë.

Ajo ka bërë një video në rrjete sociale me anë të së cilës fton qytetarët që ta bëjnë ndryshimin e të votojnë për ardhmërinë e familjeve të tyre.

Ajo thekson se kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e votimeve, ndërkohë që secili prej nesh duhet ta kryejë obligimin.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Të dashur qytetarë është momenti të tregojmë veten me votu për ndryshimin. Katër vite nuk janë të vogla për një të ardhme shumë të mirë. Deri në orën 19:00 keni kohë me dal me tregu veten edhe me bë ndryshimin”.

Lexo po ashtu Naim Abazi dhe Mihrije Braha kryejnë obligimin qytetar: Ne votuam, votoni edhe ju

“Votoni për ardhmërinë e familjeve të juaja. Ju dua shumë”, ka thënë Matoshi.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Duhet theksuar që deri në orën 15:00, në Prishtinë kanë votuar 27.15%.

Votues në raundin e dytë në zgjedhjet lokale janë: 1,260,571 në 21 komuna, ndërsa 575 qendra votimi, 1,638 vendvotime. /Telegrafi/