Qëkur lidhja e tyre u bë publike, ata janë shndërruar në dy prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.
Aktorja Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, marrin tashmë vëmendjen e mediave dhe të publikut thuajse në çdo paraqitje të përbashkët.
Së fundmi, çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre një video mjaft intime, ku shfaqen duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje të ngrohtë.
Videon në fjalë, çifti e kanë realizuar përmes aplikacioni TikTok, teksa të njëjtën më pas e kanë publikuar edhe në InstaStory.
Dyshja në fjalë janë përballur me paragjykime të shumta për lidhjen e tyre, kjo pasi kanë një diferencë relativisht të madhe në moshë.
Megjithatë, Adriana është shprehur se ndjehet mirë në krahët e të dashurit të saj dhe se nuk e ka ndër mend që të merret me ato që thuhen poshtë e lartë. /Telegrafi/