Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri nisin pushimet në Egjipt, shfaqen atraktive në shoqëri të njëra-tjetrës

Dy prej aktoreve më të dashura për publikun shqiptar janë padyshim, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri.

Dyshja përveç që kanë profesionin e njëjtë gëzojnë edhe një shoqëri të mirë me njëra-tjetrën.

Madje dyshja janë pothuajse të pandashme dhe në shumë raste shihen së bashku dhe kështu ka ndodhur edhe ditëve të fundit, pasi ato kanë nisur pushimet.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Adriana dhe Arjola kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion të përbashkët, nga ku edhe kanë sjellur imazhe të ndryshme.

Në një postim të radhës që ka bërë Arjola në llogarinë  e saj në Instagram shihet përkrah Adrianës.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Aktoret dhe deputetja shkëlqejnë në veshjet të shkurta, Arjola me bluzë të shkurtë me ngjyrë të gjelbër dhe bikini të ngjashme të përshtatur me pantallona të shkurtër të zi.

Ndërkohë, Adriana duke atraktive me bluzë të zezë dhe xhinse të shkurtra.

“Dyshja ikonike”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e imazhit, ndërkohë që pranoj komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Adriana së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Lexo po ashtu Pasuria e deklaruar e deputetes Adriana Matoshi

Ndërsa, Arjola pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP është fokusuar në disa projekte të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version