Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi: Dashuria dhe lidhja nuk më kanë bërë as njeri më të keq e as më të mirë, vetëm më kanë bërë më të lumtur

Foto: Instagram

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Kjo për shkak të lidhjes me futbollistin e reperin afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë mjaft të madhe në moshë.

Megjithatë, ylli i filmit “Zana” vazhdon të dëshmojë dashurinë dhe harmoninë që kanë si çift.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka ndarë një video në rrjete sociale, e cila është bërë për rrjetin e popullarizuar TikTok.

Në video, shfaqen disa momente të lumtura të dyshes së njohur dhe për këtë Matoshi ka bërë një përshkrim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

“Dashuria dhe lidhja nuk më kanë bërë as njeri më te keq e as më të mirë. Veç më ka bërë më të lumtur. Të dua dashuria ime, Keith”, ka shkruar ajo.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Adriana dhe Keith ndërkaq kanë zyrtarizuar lidhjen muaj më parë, përkundër se herë pas here qëndrojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve të artistit afrikan. /Telegrafi/

Exit mobile version