Telegrafi

Adriana Matoshi bëri një ndryshim të madh në dukje

Aktorja tejet e komentuar në shtypin rozë, Adriana Matoshi, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, vendosi së fundmi që të bënte një ndryshim në flokët e saj bionde, duke i lyer me ngjyrë kafe të errët.

Këtë e bëri të ditur vetë Adriana përmes një mori postimesh në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Adriana Matoshi / Instagram

Ajo gjithashtu i rriti flokëve gjatësinë, duke bërë që të transformohej plotësisht.

“Një ndryshim i vogël, por i madh”, thoshte ajo në videon që publikoi në ‘InstaStory’.

Duke qenë se jemi mësuar ta shohim aktoren me flokë të shkurtër e bionde, kjo nuancë kafe e errët i jep një paraqitje krejt tjetër. /Telegrafi/