Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve

Aktorja dhe njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, me anë të një postimi të fundit u bëri apel të gjithëve që të vaksinohen për një jetë më të shëndetshme.

Mes shumë aludimeve e teorive, Matoshi thotë se i beson mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Unë për vete jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve. Vaksinohuni edhe ju për një jetë më të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Ditëve të fundit duhet theksuar se është rritur dukshëm numri i rasteve me coronavirus, gjë që ka bërë të ndërmerren masa të reja nga ana e Qeverisë.

 

Nga dita e djeshme (30 gusht) deri më 13 shtator në vend do të ketë orë policore që fillon nga 22:00 deri në 05:00.

Gjithashtu, gastronomia ka një orar të ri dhe lejohet vetëm në ambiente të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version