Telegrafi

Adriana Matoshi i bën “diss” Memli Krasniqit me këngë të Unikkatilit, pas injorimit që ky i fundit ia bëri në Kuvend

Të premten, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, u shfaq me një banderolë para deputetëve.

Ajo kishte shkruar “360 milionë euro askush nuk t’i falë. Kap voto”, si përgjigje ndaj kolegëve të saj që nuk votuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Por mesa duket teksa ky veprim ka ndodhur nga aktorja, ka pasur një reagim nga i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Adriana Matoshi në Kuvendin e Kosovës me banderolën “360 milionë euro askush nuk t’i falë. Kap voto” (Foto: Klan Kosova)

E kjo “përplasje e vogël verbale” është bërë e ditur nga vet Matoshi në një video të publikuar në InstaStory, ku mes të tjerash edhe i ka bërë një “diss” Memlit.

Teksa ka shtjelluar ngjarjen që ka ndodhur të premten, e njëjta ka vendosur linkun e këngës “Dallash Qergash” të Unikkatilit, duke thënë se po e përshëndet me këtë këngë ish-reperin e grupit ‘Ritmi i Rrugës’.

“Sot Kuvendin e Republikës së Kosovës unë kam dalë me një pankartë ku shkruan ‘360 milionë nuk t’i falë askush. Kap voto’. Sepse opozita siç e dini, ato para po i bllokon. Edhe pasi që e panë opozita pankartën time, Memli Krasniqi një ‘artist’ më ka fyer shumë keq dhe më ka thënë ‘Ec ec ec, ej moj ashtu’, edhe unë Memli Krasniqi i them ‘Memël, ti je veç një tingull, unë jam një orkestër’. Të përshëndes me një ‘diss’ të Unikkatilit”, ka thënë Adriana mes të tjerash në video.

Adriana dhe Memli përndryshe janë ndër të paktët deputetë në Kuvendin e Kosovës, që vijnë nga fusha e artit. /Telegrafi/